Zef Serembe
1844-1901
Zef Serembja lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën “Vrull”. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali. Por përsëri duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.
Zef SEREMBE
KËNGA E MALLIT
TË PARë
Dëgjo, vash’, këngën e par’
që ta thot’ një djal’ bujar,
Dëgjo, vash’ këtë kangjele
q’është e butë posi dele.
Një e djelë ishte pagdhirë
tërë dritë e gaz të dlirë.
Dolla jashtë e s’kish njeri,
kisha helm, jo lumtëri:
E një vashëzë kërkonja
po hirplote, siç e donja.
* * *
Mesha e madhe, ja po bie
e nga kisha mën i shtije;
Dola: vashëzat po vinin.
qetë e lehtë në kishë hynin.
Asnjë vash’ s’m’u duk e mirë
e asnjë s’ m’ ip dëshirë,
Dhe kjo zemër psherëtonte,
se nuk gjente kë kërkonte.
Po kjo zemër u gëzua
tur një vashëz u afrua,
Kur te sheshi ajo shkonte,
tërë sheshi dritë lëshonte.
I shkëlqenin ata sy
që nuk shihnin as njeri,
Si një fluturëz e lehtë
vej në kishë e zhdukej vetë.
* * *
Kur e vrejta, kur e pashë,
“Sa e bukur!” sakaq thashë.
Që ahere s’pat pushim
ky i mjeri shpirti im.
Ditë e natë un’ e kujtonj,
nat e ditë e dëshëronj;
Posi hije pas i rri,
e vështronj me dashuri,
Kur më sheh e më ve re,
ndjej të madhe një hare.
Kur më flet e më shikon,
zemrën një shigjet’ ma shpon.
E kur vjershën ajo shtije
duket se më vjen të bije!
* * *
E kur gjumi pra më zë
unë në paqe s’mund të flë:
Me at sy n’ ëndërr më rri,
që të fshehur kan’ magji.
Se m’do fort ajo më thotë
edhe nxjerr dy pika lotë:
E tek veshi më rrëfen
se sa mall për mua ndjen.
Asaj dorëzën ja ngas,
buz’ më buzë asaj i flas,
Edhe mezin ja shtrëngonj:
duke e puthur un’ gëzonj.
Pra si nj’ ëndër vete e shkon,
po në zemër më qëndron.
Kushedi a më dëgjove,
mallin tim a e kuptove?
Kushedi tek ti a foli
malli e zemrën a ta ndolli?
Me gjith’ zemrër un’ t dua,
se fort më pëlqeve mua.
Ti me mua, vashëz, eja,
se të dua si veteja.
Tok të rrojmë te ky dhe
si në zi e në hare.
Tok të rrimë në rini,
tok edhe në pleqëri.
MË TË BUKURËS
QË ËSHTË NË STRIGAR
Nga katundi u largova posi i bjerr,
vajta në luftë e u gjeta i vetmuar:
Atje, larg nga ty, rrinja zemërçjerr,
Midis të huajve u gjeta i shkretuar:
E zëmra ty keq fort të dëshironte
Edhe pika më ra se s’të takonte.
Gjaku rridhte në truall si ujë kroi
Dhe fare jetën time s’e mendova,
Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,
Me nxitim tërë honet i kaptova
Dhe dënuar si hutaq në gjithësi
Për ty mendonja plot me dashuri.
Përnatë, tash që u mblodha në shtëpi,
Te dera jote si bilbili këndoj.
O faqemollë, o vash ‘ me synë e zi,
Ta shkoj jetën me ty un ‘ dëshiroj,
O mollë e ëmël, që në degëz rri,
O gozhdëz ari, që më vjen në gji.
E pse më bën të qaj me psherëtime?
Vërtet, zemër nuk ke, o ti moj vashë?
Mbaje, se lule e rrallë ësht ‘ zëmra ime,
Dhe mirë e di se tyja krejt ta dhashë.
Shumë e keqe më duket mua kjo jetë,
Po jetova pa ty me të vërtetë.
O vashëz faqekuqe, qysh aherë
Unë po qaj me lot e me dënesë,
Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,
Nuk di ç’ësht ‘ paqa dhe po rroj pa shpresë,
Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,
Kur i harruar do të jem në jetë.
Vrull
Zogj të bukur këndojnë me hare,
po zemra do t’më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.
Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.
Arbëri matanë detit na kujton,
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe...