Sterjo Spasse
--
Historia e banesave ku jetoi shkrimtari i njohur nga Prespa
Dorina TOPOLLAJ
Miku i tij i shtrenjtë, Nonda Bulka, e quante me të drejtë "Hoteli Spasse". Dhjetëra vetë në ditë trokisnin në portën e shtëpisë private, aty në kthesinën e rrugës së Kavajës, ku banonte shkrimtari Sterjo Spasse. Në më të shumtën e rasteve, ishin nga Gllomboçi, fshati ku kishte lindur njeriu që shkroi romanin e parë filozofik shqiptar, "Pse?!". Spasse ishte larguar nga fshati buzë Prespës, që në moshën 10-vjeçare, e s'ishte kthyer më për të jetuar atje.
"Rekordi ka qenë kur njëherë ndenjën për të fjetur 16 vetë", tregon djali i shkrimtarit Ilindeni, duke kujtuar se atë natë të gjithë po vrisnin mendjen se ku t'i vendosnin mysafirët. Por si gjithmonë, në shtëpinë e Spasses do të kishte vend për të gjithë. Shtëpia edhe tani pas 52 vjetësh, është po ajo: Me një oborr të gjerë përpara dhe me një lulishte të bukur me portokalle për të cilën kujdeset bashkëshortja e Ilindenit, Maria. Së bashku me të shoqen Nikolina dhe me fëmijët e tij, Spasse ishte vendosur në këtë shtëpi në vitin 1954, pas 9 vitesh jetese me qira, që nga 1 janari i vitit 1946, kur ai kishte marrë në Tiranë edhe familjen. "Babai e zgjodhi këtë shtëpi me Mitrush Kutelin", kujton Ilindeni. Shkrimtari kishte vënë ca para mënjanë nga romani "Ata nuk ishin vetëm", por ato nuk mjaftonin. "Mitrush Kuteli dhe Mahir Domi i dhanë para borxh për ta blerë shtëpinë", tregon djali i shkrimtarit. Ndërkohë, Sterjo Spasse, kishte pasur mundësi të blinte një shtëpi më të lirë nga ato të të shpronësuarve, por asnjëherë nuk kishte pranuar të bënte një gjë të tillë. Shtëpia tip elbasanase dhe e ndërtuar me qerpiç kishte dy dhoma e një kuzhinë. "Ajo kushtoi 180 mijë lekë. Atëherë aq para janë sa 180 milionë sot", thotë Ilindeni.
"Pse do ta shisje ti", e pyet e shoqja, Maria, ndërsa ngre kokën mbi një vazo lulesh me të cilën po merret prej më shumë se gjysmë ore. Ilindeni buzëqesh, duke kthyer përgjigjen që ajo e dinte shumë mirë. Nuk mund ta shesë shtëpinë. Kujton se i ati e donte shumë këtë strehë. I pëlqente se kish diell, gjelbërim. "Ndonjëherë krasiste barin, sa të gjendej me punë", kujton ai. Aty kishte gjetur qetësinë që i mungonte që prej moshës 10-vjeçare, atëherë kur ishte larguar nga shtëpia për të studiuar dhe ku jetonte sa andej-këndej.
Fillimisht kishte shkuar në Korçë, më pas në Elbasan ku mbaroi edhe Normalen, ndërsa më vonë u transferua me punë në Gjirokastër. Atje ishte mësues i Gjuhës Shqipe. "Shtëpi" e tij ishin konviktet ose hanet. Në atë kohë, e gjente veten shumë herë më mirë sesa në shtëpinë e tij në Gllomboç, ku zienin fjalët për martesën e tij. E kishin fejuar me Nikolinën, vajzën me të cilën lozte kur ishte fëmijë. "Jam fejue me 12 gusht 1928. Atëherë unë ishjem 16 vjeç, kurse e fejuemja e eme 15 vjeç e gjysëm. Jam fejue më tepër me dashjen e prindërve se sa me dëshirën time", shkruan në kujtimet e tij shkrimtari i njohur ("Im atë Sterjo", fq. 35). "Babai im edhe e donte, edhe s'e donte nënën time", tregon Ilindeni. Në këtë dyzim dashurie, disa muaj para martesës, ai filloi të shkruante romanin që e përjetësoi si shkrimtar, "Nga jeta në jetë. Pse?!". Në shumë vepra të tij ai vendoste personazhe reale, dhe në "Pse?!", ky personazh ishte vetë ai. Me një ndryshim. Për Gjon Zaverin rezervoi një fund tragjik. Romanin e përfundoi në Korçë, ku fillimisht punoi si mësues, e më pas si drejtor i një shkolle filloreje. Ndërkohë në fillim të qershorit 1939, Sterjo Spassen e emëruan në Tiranë. Ishte sekretar i ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi. Por vetëm për tri javë. Natyra e tij nuk përshtatej me këtë detyrë, e ai shkëputet për një kurs të italishtes në Peruxhia të Italisë. Kur kthehet në Tiranë punon pranë Komisionit Teknik të Arsimit e jeton në një dhomë me qira, në një shtëpi dykatëshe në Pazarin e Ri. Vitet kalonin ndërkohë. Ishte 20 vjeç kur u martua dhe tashmë kishte 12 vjet që jetonte me qira larg familjes. Me një letër drejtuar të atit, i kërkon lejen që të marrë edhe familjen me vete. Kështu në shtëpinë nr. 12, në rrugën "Him Kolli", futur thellë në Rrugën e Kavajës, ata jetuan gjithmonë me shtëpinë plot dhe të gëzuar.
.................................................. ................................. Krye
Intervista/Flet Ilinden Spasse, djali i shkrimtarit
"Pse nuk u botua "Pse?!"-ja në kohën e monizmit"
Tek Ilinden Spasse nuk rrjedh vetëm gjaku i Sterjo Spasses, por edhe dëshira për të shkruar po si ai. Djalit të vetëm të shkrimtarit të njohur i është dashur ta sakrifikojë këtë bekim, për hir të dashurisë për të atin dhe veprën e tij. "Më duhet të punoja për të nxjerrë në dritën veprën e babait dhe kështu s'kisha kohë të punoja për vete", tregon ai. Por edhe në këtë mënyrë, s'i ka shpëtuar "bekimit". Më së miri këtë e tregon libri "Im atë Sterjo", i cili është cilësuar si një roman i mirëfilltë. Përveçse djalë i shkrimtarit, Ilindeni ishte edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", Ilindeni tregon marrëdhëniet me të atin. Si ishte Sterjo Spasse si prind, si punonte ai dhe përse nuk u botua gjatë kohës së monizmit romani "Pse?!". Kryevepra, të cilën Spasse e shkroi në moshën 20-vjeçare, u ribotua vetëm pas ardhjes së demokracisë.
Përse nuk u botua romani "Pse?!" në kohën e diktaturës?
"Pse?!" ishte i pari roman filozofik në Shqipëri. Ai u bë mjaft i njohur për kohën, saqë në popull qarkullonte dhe ajo shprehja "psenë s'e ka gjetur as Sterjo Spasse". Njerëzve u lindin mjaft pse në kokë dhe babai arriti që këto pse t'i hedhë në art. Por subjekti kishte fat tragjik. Në kohën e monizmit, "Pse?!"-ja nuk u botua sepse kishte frymë disfatiste.
Çfarë thoshte babai juaj për këtë?
Sigurisht që i vinte keq. Ajo ishte kryevepra e tij dhe këtë ai e dinte. Por nuk fliste për këtë gjë. Fatkeqësisht edhe kritika s'ka folur shumë për këtë roman. Në fakt, ai do kulturë shumë të madhe për ta studiuar. Është romani i parë filozofik në Shqipëri dhe të tillë, s'di të ketë shumë.
Po për miqtë e tij, pjesa më e madhe e të cilëve u burgos, çfarë thoshte?
Babai mërzitej shumë. Edhe për Mitrushin kur u arrestua, edhe për të tjerët... I donte shumë dhe bëhej shumë i mbyllur kur ndodhnin ngjarje të tilla.
Si e vlerësoni Sterjo Spassen si prind dhe si shkrimtar?
Babai ka qenë njeri shumë i veçantë. Me mua ishte si shok. Me të vjetrit sillej si plak, me fëmijët si fëmijë. Qeshte gjithmonë. Edhe me nënën, edhe pse kishin një disnivel shumë të madh kulturor, kishte një dashuri dhe harmoni që zor se e gjen tek çiftet e tjera. Në fakt, nëna diti t'i mbante familjen dhe këtë babai s'ia harroi kurrë. I donte shumë, nusen, nipërit dhe mbesat. Edhe kur shkruante dhe ata i bënin zhurmë, bërtisnin apo dhe i kapnin flokët, ai asnjëherë s'mërzitej. Vetëm qeshte. Ndërsa si shkrimtar mund të them se vepra e tij ka mbi 1 mijë personazhe të shtresave të ndryshme, të kombësive të ndryshme. Ndërkohë që Tolstoi ka 600. Dashuria dhe e thjeshta ishte në qendër të veprës së tij, dhe ndoshta për këtë ai mbijetoi në këtë sistem.
Kur e zbuluat veten se ishit shkrimtar?
Unë shkruaja, por babait nuk i tregoja. Shumë vonë, vendosa t'i them. Madje më kujtohet tregimi me titull "Duke kërkuar vajzën". Ia dhashë dhe ai s'tha asnjë fjalë. Një ditë Nonda Bulka vjen në shtëpi dhe më hidhet në qafë. U botua më tha. Unë nuk kisha mundësi të shkruaja për vete. Babai në vitet '60 u sëmur nga zemra dhe unë e ndihmoja me makinën e shkrimit. Më pas më duhet të botoja veprat e tij, por kam menduar se do ishte më e vlefshme kjo sesa të shkruaja vetë.
A ka Sterjo Spasse vepra të pabotuara?
Ka një roman që s'i kam hyrë. Ai flet për Tiranën e pasçlirimit dhe e ka titullin "Dafina". Gjithashtu është edhe një përmbledhje me tregime. Për t'u botuar duan shumë punë dhe financim.
Kur e morët iniciativën që të shkruanit një libër për babanë tuaj?
Ditën që vdiq. Atëherë vendosa që biografinë e tim ati do ta bëja unë. Kam punuar mbi 20 monografi, mbi arkivin e tij, me kujtimet dhe e kam botuar në vitin 1995.
Monumenti
Atë çfarë s'e bëri shteti shqiptar gjatë diktaturës, e bëri një mik i Sterjo Spasses, për 70-vjetorin e tij. Romanin "Pse?!", ai e mermerizoi duke i thënë se aty e kishte kryeveprën e tij të përjetshme, edhe pse nuk i botohej. "Babai u gëzua shumë për këtë dhuratë", tregon Ilindeni.