Asdreni (Aleks Straver Drenova
1872-1947
Poet i shquar dhe publicist. Lindi me 11 Prill 1872 ne Drenove. I mbetur jetim ne moshe te re la shkollen e mesme dhe mergoi ne Rumani me 1889. Ishte aktivist ne komunitetin e shqiptareve te Bukureshtit. Nisi te shkruante poezi dhe publicistike nga fillimi i shek XX. Ne krijimet e para poetike te cilat i permblodhi ne librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi ne traditat e poezise se Naim Frasherit, te cilat kishin karakter atdhetar. Nje tjeter permbledhje eshte “Endrra e lote” (1912), e cila shquhet per pasurine e motiveve dhe nivelin artistik. Disa nga poezite e ketij vellimi titullohen “Zeri i kryengritesve”, “Cperblimi” etj. Ngjarjet qe pasuan renien e shtetit te lire kombetar shkaktuan tek poeti nje deshperim te thelle, qe u shpreh ne krijimet e periudhes 1914-1920 “Shqiperia me 1914” Ne kete periudhe Asdreni shkroi nje sere poemash si “Burri i dheut” (1920), "Hymni i festes", "Fisniket e Shqiperise", "Republika Shqiptare", "Psallme murgu" (1930) "Trashegimi" (1935). Vellimin e vete te katert “Kambana e Krujes” nuk arriti ta botonte kur ishte gjalle. Asdreni vdiq ne Bukuresht ne 1947. Sot eshtrat e tij gjenden ne atdhe.
Lulekuqja
Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli!
Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin
Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…
Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je
Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!
PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK
E ka shtatin tri pellembe
Dhe fytyren qeramidhe
Si sqepare ka ca dhembe
Dhe nje t'ecur karavidhe
Nje grusht kembe i ka miku
Ne kepuce fron te larte
Bark e koke si shiniku
Dhe nje pamje sysh, te tharte.
Dhe nga duart eshte i gjate
Po:shpesh-her i ka te gjata...
Gjith te duket t'jet'i urte
Po ne shpirt m'i zi se nata.
Kur shkon rruges s'e nxe vendi
Shkel e mfryhet si gjel deti
Djathte e mengjer hedh sy shpendi
Me menyra mendje-lehti.
Kur me shoket rri me fjale
Per t'i bindur sa q'u thote
Perpelitet mun si ngjale
Pa dhe trupn' e kthen si rrote.
Miqesine e ka per cipe
Peshe kurre s'i ka vene
Dhe sado q'i shtije kripe
Kripa shije s'i ka lene.
Di te sillet qysh te duash
Plot menyra ledhatare
Por menyrat po t'ia gjuash
Sheh si dhelper qenka fare.
Jet' e tija plot mistere
Si dhe letrat sibiline
Veperat si gjemba ferre
Rend si korbi pas stervine.
Ndrron perdita mij besime
Per qellime satanike
merr e jep e cfaq mendime
Me dredhi makjavelike.
Fjal' e tija ka te bindur
Vec per sa qe nuk e njohin
Sa per vepra s'eshte i lindur
Flas per vepra qe te ngrohin.
Nje bisede porsa nisi
I cthur fjalet si te doje
Djallezi q'e ka prej fisi
Sipas castit ne nevoje.
Se ka fryme diplomati
Le te mburret zoterija
Por qashtu me q'e do fati
Si lum ne dhe Shqiperija!
KTHIME
Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.
DASHURO!
Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!
Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron!
Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!
Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron!
Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!
Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!
1872-1947
Poet i shquar dhe publicist. Lindi me 11 Prill 1872 ne Drenove. I mbetur jetim ne moshe te re la shkollen e mesme dhe mergoi ne Rumani me 1889. Ishte aktivist ne komunitetin e shqiptareve te Bukureshtit. Nisi te shkruante poezi dhe publicistike nga fillimi i shek XX. Ne krijimet e para poetike te cilat i permblodhi ne librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi ne traditat e poezise se Naim Frasherit, te cilat kishin karakter atdhetar. Nje tjeter permbledhje eshte “Endrra e lote” (1912), e cila shquhet per pasurine e motiveve dhe nivelin artistik. Disa nga poezite e ketij vellimi titullohen “Zeri i kryengritesve”, “Cperblimi” etj. Ngjarjet qe pasuan renien e shtetit te lire kombetar shkaktuan tek poeti nje deshperim te thelle, qe u shpreh ne krijimet e periudhes 1914-1920 “Shqiperia me 1914” Ne kete periudhe Asdreni shkroi nje sere poemash si “Burri i dheut” (1920), "Hymni i festes", "Fisniket e Shqiperise", "Republika Shqiptare", "Psallme murgu" (1930) "Trashegimi" (1935). Vellimin e vete te katert “Kambana e Krujes” nuk arriti ta botonte kur ishte gjalle. Asdreni vdiq ne Bukuresht ne 1947. Sot eshtrat e tij gjenden ne atdhe.
Lulekuqja
Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli!
Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin
Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…
Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je
Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!
PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK
E ka shtatin tri pellembe
Dhe fytyren qeramidhe
Si sqepare ka ca dhembe
Dhe nje t'ecur karavidhe
Nje grusht kembe i ka miku
Ne kepuce fron te larte
Bark e koke si shiniku
Dhe nje pamje sysh, te tharte.
Dhe nga duart eshte i gjate
Po:shpesh-her i ka te gjata...
Gjith te duket t'jet'i urte
Po ne shpirt m'i zi se nata.
Kur shkon rruges s'e nxe vendi
Shkel e mfryhet si gjel deti
Djathte e mengjer hedh sy shpendi
Me menyra mendje-lehti.
Kur me shoket rri me fjale
Per t'i bindur sa q'u thote
Perpelitet mun si ngjale
Pa dhe trupn' e kthen si rrote.
Miqesine e ka per cipe
Peshe kurre s'i ka vene
Dhe sado q'i shtije kripe
Kripa shije s'i ka lene.
Di te sillet qysh te duash
Plot menyra ledhatare
Por menyrat po t'ia gjuash
Sheh si dhelper qenka fare.
Jet' e tija plot mistere
Si dhe letrat sibiline
Veperat si gjemba ferre
Rend si korbi pas stervine.
Ndrron perdita mij besime
Per qellime satanike
merr e jep e cfaq mendime
Me dredhi makjavelike.
Fjal' e tija ka te bindur
Vec per sa qe nuk e njohin
Sa per vepra s'eshte i lindur
Flas per vepra qe te ngrohin.
Nje bisede porsa nisi
I cthur fjalet si te doje
Djallezi q'e ka prej fisi
Sipas castit ne nevoje.
Se ka fryme diplomati
Le te mburret zoterija
Por qashtu me q'e do fati
Si lum ne dhe Shqiperija!
KTHIME
Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.
DASHURO!
Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!
Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron!
Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!
Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron!
Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!
Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!