ABDYLMALIQ HOXHA
Abdylmaliq Hoxha, apo siç quhet ndryshe - Hilmi Maliqi, apo Sheh Mala, u lind në Rahovec, në vitin 1865, ndërsa vdiq në vitin 1928.
I ati i tij, nuk ishte i pajtimit që ai të shkollohej, përkundër këtij mospajtimi, Abdylmaliqi iku në Prizren, për të zënë dije të reja, u regjistrua në medresen e njohur të Mehmed – Pashës. Në këtë shkollë, ai mësoi plot 12 vjet, në kushte shumë të vështira.
Medresen e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Pasi u kthye në Rahovec, me plot entuziazëm iu përvesh punës së gjerë iluministe. Me kreativitet organizativ dhe besim që kishte e me ndihmën e popullsisë, ai ndërtoi një shkollë e cila më vonë u shndërrua në Teqe – e quajtur Teqe e Malehive, ku Abdylmaliqi tubonte të rinjtë e Rahovecit dhe teka ata bëri ndikim të drejtëpërdrejtë më shumë si iluminist se sa si klerik.
Me mësimet e tija shumë praktike e didaktike, ai i orientonte të rinjtë në jetë, u rekomandonte besim reciprok dhe përkrahje si revolucionar i vërtetë, duke pas parasysh marrëdhëniet shoqërore të atëhershme që mbizotëronin në këto anë, nivelin e ultë të arsimimit, dhe botëkuptimeve shumë prapanike .
Abdylmaliqi tërë jetën e vet është përpjek maksimalisht, me biseda dhe mësime për ngritjen kulturale të popullsisë së Rahovecit, për zhdukjen e paragjykimeve dhe formave të tjera të injorancës. (do të shkruante Idriz Vuçitërna).
Abdylmaliq Hoxha, pos predikimeve dhe mësimeve praktike që bënte në teqen e vet, ai ka zhvilluar edhe veprimtrinë letrare të bollshme si në prozë ashtu edhe në poezi. Në prozë ka shkruar disa Risale: “Fillesa e kitabi ezel”, “Sofra e hazreti Alisë”, “Lulishta e Hilmis qoftë makbuli i Perendisë”, “Bejtullahi hakiki”, “Minderllëku i nuseve të hakikatit”.
Krijimtaria poetike e Abdylmaliq Hoxhës, për dallim nga ajo e shkruar në prozë, ka zgjuar kërshëri tek krijuesit dhe
studiuesit e më vonshëm dhe do të bëhet objekt studimi fjalës së shkruar shqip.
Po të shikojmë kohën dhe hapësirën në të cilën veproi, lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij është një përpjekje unikale për të parandaluar një katandisje fetare e kulturore që po i kërcënohej shqiptarëve dhe me bejtet e tija ai apeloi vazhdimisht tek të gjithë “Vllaznit e Dinit” për t’u zgjuar dhe që ta njohin të vërtetën, apeloi qart e gjatë kësaj kohe shpesh shprehu edhe frustacione pasi konstaton se punët kanë vajtur larg. Ishte edhe i guximshëm dhe në këto rrethana nuk ngurroi t’i qes për fushe mashtruesit dhe tipat e dyzdisur me një ironi tipike e herë - herë edhe me sarkazëm të fortë. (kështu do të shkruante Idriz Vuçitërna në “Dituri islame” nr.72).
Në kohën kur jetoi Abdylmaliq Hoxha – pas luftërave ballkanike, në vitet kur fillon fushata e kolonizimit të këtyre trevave, Sheh Mala me besim që kishte në popull, vazhdimisht jepte këshilla: të durojnë padrejtësitë që iu bëheshin popullit tonë, duke apeluar që vendlindjen nuk duhet lëshuar dhe thoshte: -“ Nëse je i shtrënguar të ndash shtëpinë përgjysmë me kolonë e assesi ta braktisësh atë!”
Veprimtaria e tij kombëtare konsiston në angazhimin dhe në punën e palodhshme dyzetvjeçare që ka zhvilluat, të ngjallë tek besimtarët shqiptar ndjenjën për dashurinë ndaj së vërtetës apsolute, që sigurisht është parakusht për fuqizimin e çdo ndërgjegje, pra edhe asaj kombëtare.
SIR I BYLBYLIT
Bylbyl dertin e ma kallzon,
A po kan a po këndon?
Gjithë nga qielli po fluturon,
Apo kan a po këndon?
Drandafillit nëpër anë,
Rrethëm’rreth po bon sejran
Sikur hana me devran;
A po kan a po këdnon?
Shejti në miraxh qysh o kan
A thua këtë sir po mendon?
Kah Eflaqi ai po shkon
Apo kan a po këndon?
Nji sir e ke, po xhimon,
Hiç kurkujna si difton.
Shumë axhaib dallgë po bon
A po kan a po këndon?
Me za tandin u shkrin ton
Me sevda të madh po ushton.
Firak të madh po na çon
Apo kan a po këndon?
Në sabah drita kur driton,
Ku del dielli ku praron,
Serhosh bohesh mendja t’shkon
A po kan a po këndon?
Ej Hilmi ti çka kujton?
Zoti shumë hyqmet po bon,
Sir t’bylbylit sun po gjon,
A po kan, a po këndln?
HALI I FLUTRES
Hali filutres pom huton,
Gjith kah zijermi qysh po shkon!
Kurkush t’ngratin s’un pe pron,
Gjith kah zijermi qysh po shkon.
Me zjerm brenda konke kon,
Zijermi në zjerm po e çon,
Aslin e vet pe e don
Gjith kah dirita po flutron
Qiri keshet po kujton,
Me at gizim hem dogri shkon,
Shytet në zjerm si viran
Gjith kah drita po flutron
Lisi Musas po kujton,
Driten te hakit po mendon,
Me at ashk bohet kurban
Gjith kah zjermi qysh po shkon
Me zjerm bahçe kujton gjon,
Shtatin menden e ka lon,
Nur te hakit po pargon
Gjith kah zjermi qysh po shkon.
Pa zjerm hiç sun po duron,
Me zjerm gjallnin ka te ton,
Bon hygjym drit ku t’gjon
Gjith kah zjermi qysh po shkon.
Hilmi n’flutren merak bon,
Ni drit kije se po kallzon,